Live Traffic Feed

Friday, October 15, 2010

Genta Ismajli: Këngëtarja që shkund skenën muzikore


Genta Ismajli: Këngëtarja që shkund skenën muzikore

Genta Ismajli: Këngëtarja që shkund skenën muzikore

Genta sot është yll i madh i muzikës shqiptare. Këngët e saj këndohen nga të gjitha moshat. Ajo është këngëtare që çdo kënge i jep shpirt. Për të muzika është shumë e rëndësishme, sepse e di që me këngët e saj e bën dikë të lumtur. Ajo së fundmi ka lansuar klipin "Shkune tune", me të cilin klip vërtetë i ka shkundur e tundur të gjitha skenat muzikore shqiptare.


Sapo keni realizuar këngën dhe klipin "Shkune tune". Pse pikërisht e keni titulluar kështu?

Genta Ismajli: Tekstin e ka punuar MC Beka dhe arsyeja që e kemi titulluar këngën kështu është me shkund e me tund, e me u kënaq(qeshet).

Na flisni diçka më shumë me kë keni bashkëpunuar për këtë këngë?

Genta Ismajli: Tekstin e ka bërë MC Beka, po ashtu edhe komponimin e tij. Teksti tregon më shumë për ata se si të kënaqesh më shumë, si të kërcesh më shumë, e kështu me radhë. Me këtë rast i falenderoj të gjithë bashkëpuntorët e mi të kësaj kënge, por edhe publikun, i cili e ka pritur shumë mirë këngën dhe për këtë u jam mirënjohëse.

Edhe spotin e keni punuar shumë mirë. Me cilin produksion keni punuar. E kujt ishte ideja që spoti të realizohej në një kafaz?

Genta Ismajli: Faleminderit! Klipi është punuar me produksionin "Graphic Design". Ishte ideja e produksionit në momentin kur e kanë ndëgjuar këngën, menjëherë ua dha një ndjenjë dhe ide të fuqishme dhe sipas tekstit urdhërohet me shkund e me tund dhe kështu ka ardhur ideja për realizimit e tërë klipit.


ZEMRËN, PUBLIKUT


Tani për tani jeni këngëtare shumë e kërkuar, çka ju bën kaq të veçant?

Genta Ismajli: Më vjen shumë mirë për këtë fakt. Zemrën time ia jap publikut dhe gjithçka ndaj me ta dhe kënaqem me ta. E veçanta e krejt kësaj është që jam e bekuar prej Zotit që t'i kënaqë njerëzit me këngë, me shpirt e zemër. Jam falenderuse për gjithë ata që më japin edhe mua zemër që të vazhdoj t'ju jap njerëzve sa më shumë këngë, dashuri, përqafime, fotografi etj.

Ky vit ka njohur shumë suksese për ju?

Genta Ismajli: Kjo për të vetmen gjë, punoj shumë dhe pa u ndalur.

Në një këngën që keni bërë më herët me titull "Game over", është thënë se ia keni kushtuar një koleges suaj me pretekst se ajo asnjëherë nuk do të arrijë të bëhet si ju. Sa është e vërtetë kjo?

Genta Ismajli: Kjo nuk qëndron edhe në fakt gjëra të tilla nuk janë në karakterin tim. Koleget e mia, të cilat tash janë të famshme dhe i do publiku, gjithmonë do ta kenë përkrahjen time maksimale.

A është dashur që Genta të shpallet fituese në konkursin e vallëzimit, që për disa javë të tëra është mbajtur në Shqipëri?

Genta Ismajli: Është majtur me muaj dhe më vjen keq që jam eliminuar padrejtësisht, sepse nuk është vlerësuar si duhet puna që kemi bërë me muaj dhe në fakt kur kemi punuar më së shumti nuk është vlerësuar. Mua dhe Dionit na vjen keq shumë që zhgënjyem tërë publikun dhe punuan kundër të gjithëve. Po sa i përket "Dancing with the stars" i cili emision më dha kënaqësi dhe sa herë të mendoj që edhe unë morra pjesë dhe realizova diçka që e kam pasur shumë në qejf.


PUSHIMET, ME FAMILJEN


Tash thuajse jemi në fund të sezonit veror dhe ju si duket keni pasur mjaft angazhime. Keni bërë pushime për vete?

Genta Ismajli: Patjetër që po. Në pushim isha me familjen time.

Ju në skenën shqiptare erdhët si një këngëtare anonime, por shpejt arritët të bëheni ndër këngëtaret më të mira shqiptare. Si arritët deri këtu?

Genta Ismajli: Për herë të parë jam paraqitur para publikut me produksinon "Arboni", si dhe hera e parë duhej të punoja shumë për të më pranuar, dhe ashtu ndodhi, publiku mbeti shumë i kënaqur me mua dhe prej atij prezantimit të parë ishte kërkesa e publikut dhe ende vazhdon të jenë që unë të jem kjo Genta që jam.

Do të merrni pjesë sivjet në ndonjë festival?

Genta Ismajli: Nuk kam menduar njëherë për këtë.

Shumë simpatizantë kanë shprehur dëshirën që ju ta përfaqësoni në një të ardhme të afërt Kosovën në "Eurosong"?

Genta Ismajli: Sigurisht që do ta kisha përfaqësuar Kosovën me shumë krenari dhe shpresoj që të më jepet kjo mundësi në një të ardhme të afërt.

Është folur shumë për jetën tuaj private. Hë për hë, cilat janë të rejat e Gentës në jetën private?

Genta Ismajli: Kam shumë shokë e shoqe me të cilët e kaloj kohën, por me familjen më së shumti.

Cila do jetë risia e ardhshme e Gentës?

Genta Ismajli: Tani po punoj dhe nuk rri dot pa risi. Ju falenderoj shumë për intervistën dhe i përshëndes të gjithë lexuesit e gazetës "Kosova Sot".

Genta Ismajli - Intervist - Une jam top model Rtv21

Genta Ismaili Lyric Shkune Tunde

YEAH...
You are now listening to...GENTA
...HAJDE QIKA majeeee[wuuu aha let's go]
Qikat krejt durt nalt
SHKUNE TUNDE SONTE YEAH
Move two step
Move. one step
Move. AJAJA

Ref:
Hey
Dridhe belin fort
Ma shum Shkune Shkune
Ki qka ti kallxon
Ma fort Tune Tune
Ti me ritem veq vazhdo
Qashtu duhet duhet
Hey zemer mos u ndal veq ti Shkune Tune

Boni kto ti e ki let se 1 dhe 1 bejn 2[Ahh]
E paisur me trup qe sheron shum sy
Pa merzi e komplekse me kcy ti fillo
Vazhdo me ket ritem pa ndal ti vallzo
Trupin komplet e ki qa po pret ti se di
Ne pozit te rrezikshme ti qendro me levizje hipnotizo
Ti pe hiq mos lesho vazhdo trupin trego
Femra jemi pse nuk mundet edhe pak trupi te shkundet
Vetem duhesh te leshohesh nga kompleksi te sherohesh
Prej te tjereve mos frigohesh se ke ardh te argetohesh
Qdo atom te restartohem maje ne men qka te them une
Se nga Genta konfirmohet mos ta nin ti
Shkune Tune

Shkune Tune,Shkune Tune.. Yeah ... Hajde po shkojm

Ref:
Hey
Dridhe belin fort
Ma shum Shkune Shkune
Ki qka ti kallxon
Ma fort Tune Tune
Ti me ritem veq vazhdo
Qashtu duhet duhet
Hey zemer mos u ndal veq ti Shkune Tune


Boni kto ti e ki let se 1 dhe 1 bejn 2(Ahh)
E paisur me trup qe sheron shum sy
Pa merzi e komplekse me kcy ti fillo
Vazhdo me ket ritem pa ndal ti vallzo
Trupin komplet e ki qa po pret ti se di
Ne pozit te rrezikshme ti qendro me levizje hipnotizo
Ti pe hiq mos lesho vazhdo trupin trego
Femra jemi pse nuk mundet edhe pak trupi te shkundet
Vetem duhesh te leshohesh nga kompleksi te leshohesh
Prej te tjereve mos frigohesh se ke ardh te argetohesh
Qdo atom te restartohem maje ne men qka te them une
Se nga Genta konfirmohet mos ta nin ti
Shkune Tune[Yeahhhhhh yeahhhh yeahhhhh..]

Vazhdo pa ndal e kohen ti mos e shiko
Kce ne maksimum e trupin tënd trego
Maje ti trupin e komplet shtine ate ne pun
Veq mos harro ni sen se duhet me Shkund


Ref:(3x)
Hey
Dridhe belin fort
Ma shum Shkune Shkune
Ki qka ti kallxon
Ma fort Tune Tune
Ti me ritem veq vazhdo
Qashtu duhet duhet
Hey zemer mos u ndal veq ti Shkune Tune

Genta Ismaili Shkunde Tunde

Wednesday, October 13, 2010

Genta Ismajli - Shkune tune HD 2010 HQ Official Video